Drejtori sportiv i Werderit tregon kur do të kthehet Rashica në fushë

16:53 | 14 Janar 2021

Frank Braumann thotë se Rashica është plotësisht i gatshëm për të luajtur përsëri.

Milot Rashica e ka arritur përsëri gjendjen shumë të mirë fizike, prandaj do të rikthehet në skuadrën e Ëerder Bremen për ndeshjen e kësaj fundjave, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann.

Rashica pritet të luajë për Ëerderin të shtunën për herë të parë pas gati dy muajve, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i kofshës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Rashica – i cili ishte buzë kalimit në Bayer Leverkusen në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar – e lëndoi muskulin e kofshës më 1 dhjetor në një seancë stërvitore me skuadrën.

Ai u rikthye në stërvitje në fillim të këtij muaji dhe tani duket i gatshëm për të luajtur kundër Augsburg të shtunën në Bundesligë, ka konfirmuar Baumann.

“Është më rëndësi që ai të jetë shëndosh dhe tani e ka arritur përsëri nivelin optimal të gjendjes fizike. Ai do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës dhe kjo është e tëra tani për tani”, tha Baumann.

Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Ëerderin deri tani.

Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor.

Rashica e kishte lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e 1 dhjetorit.

Ylli kosovar ishte larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane.

Komento: