Drejtuesit e Milanit marrin vendimin, e qesin në shitje yllin e madh

09:45 | 09 Janar 2020

Pas kthimit të Zlatan Ibrahimoviç, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.

Klubi kuqezinj është gjithnjë e bindur të dëgjojë dhe të marrë në konsideratë çdo propozim për sulmuesin polak, i cili ka zhgënjyer në këtë pjesë të parë të sezonit, përcjell ORAinfo.

Duke mbërritur një vit më parë nga Genova, Piatek ka shënuar vetëm 4 gola në këtë pjesë të kampionatit.

Stefano Pioli nuk është i bindur, por as kompania, e cila është e gatshme të vlerësojë ofertat duke filluar nga 35 milionë euro (të njëjtën shumë të investuar një vit më parë për ta sjellë atë te kuqezinjtë).

Calciomercato siguron që Tottenham është duke menduar për Piatek për të zëvendësuar Harry Kane.

Me sulmuesin anglez jashtë për shkak të dëmtimit të gjurit të majtë, José Mourinho ka kërkuar blerjen e një sulmuesi qendër dhe profili i Piatek intrigon kryesinë e London dhe Special One për të lëvizur.

Përveç Tottenham, në garë për sulmuesin polak është edhe Aston Villa. Mbetët të shihet ditëve në vazhdim cilën fanellë do ta vesh në pjesën tjetër të sezonit Piatek. /ORAinfo/

Komento: