‘Dridhet’ bota e futbollit: Barcelona me tre transferime të çmendura

11:56 | 19 Shtator 2021

Barcelona dëshiron të realizojë disa transferime të mëdha në verën e vitit të ardhshëm.

Klubi katalanas planifikon të nënshkruajë me mesfushorin e Leipzig, Dani Olmo, sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Halaand dhe mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, sipas asaj që raporton ”Mundo Deportivo”.

Olmo ishte shumë pranë bashkimit me Barçën edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Katalanasit do të përpiqen të nënshkruajnë me mesfushorin 23-vjeçar në janar, por Barça beson se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje e tillë, pasi Leipzig nuk do të dëshirojë ta lërë të shkojë në mënyrë që të konkurrojë për rezultate të larta në Evropë.

Barcelona është një nga klubet e shumta evropiane që do të luftojë për Halaandin në verën e ardhshme. Për shkak të problemeve financiare, klubi është pak inferior ndaj konkurrentëve, por fakti që klauzola e norvegjezit raportohet se do të aktivizohet nga vera e vitit 2022 mund të ndihmojë Barçën.

Për më tepër, katalunasit dëshirojnë të transferojnë edhe Paul Pogban në ekip. Kontrata e tij me Manchester United skadon më 30 qershor 2022, tejsa palët ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje të re.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të realizojë një nga këto transferime që planifikon t’i bëj gjatë verës së ardhshme.

Komento: