“Dridhet” Franca, ylli i madh po largohet nga PSG

11:13 | 20 Janar 2020

Edinson Cavani, ka kërkuar që të largohet nga Paris Saint-Germain këtë afat transferimi, ka zbuluar drejtori sportiv i klubit Leonardo, duke shtuar se klubi tashmë ka hedhur poshtë një ofertë nga Atletico Madrid.

Uruguaiani ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje nga kampionët e Ligue 1 në kryeqytetin Spanjoll, por tani zyrtarisht ka kërkuar që t’i japë fund mandatit të tij në Francë,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi ka luftuar me lëndime deri më tani këtë sezon, duke mos pasur shumë kohë, prandaj ai konsideruar të ardhmen e tij larg Parc de Princes./ORAinfo/

Komento: