“Dridhet” Interi, Reali po ia merr top-futbollistin

00:02 | 23 Shtator 2021

Nicolo Barella, është cilësuar si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë që nga sezoni i kaluar, duke qenë një pjesë vendimtare brenda Inter Milan, i cili ishte kampion i Serie A pas më shumë se 10 vitesh dhe një titullar në ekipin italian që fitoi Kampionatin Evropian veren e kaluar.

Një futbollist vendimtar me cilësitë për të qenë një nga mesfushorët më dominues në botë në dekadën e ardhshme,përcjell ORAinfo.

Ndeshja e tij kundër Real Madridit ishte vetëm një demonstrim i të gjithë talentit të tij dhe se ai është në një pozicion që të përballet me më të mirët në botë në pozicionin e tij.

E Real Madrid është një nga ekipet që ka nevojë për mesfushorë të profilit të tyre për të rinovuar një zonë ku janë afër humbjes së Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilët po jetojnë vitet e fundit në elitë.

Florentino Pérez ,ju duhet të harrojë Paul Pogba dhe Leon Goretezka, duhet të bëni një investim të rëndësishëm për të siguruar një nga mesfushorët më të mirë të dekadës së ardhshme.

Nënshkrimi tjetër, pas Kylian Mbappé, duhet të jetë Nicolo Barella. Këtë e ka bërë të ditur Florentino duke thënë se ky transferim mund të jetë i mundur./ORAinfo/

Komento: