‘Dridhet’ Juventusi: Ronaldo mund të largohet nga Juventusi

17:36 | 11 Qershor 2020

Ronaldo mund të largohet nga Juventusi.

Skuadra e Juventus mund ta humbasë Cristiano Ronaldon gjatë merkatos verore.

Sipas ‘Sport Mediaset’, Juventusi ka probleme financiare dhe duhet ta shesë ndonjë yll të skuadrës që të rikuperoj humbjet që i kanë pasur gjatë pandemisë, transmeton Indeksonline.

Ronaldo ka katër vite kontratë me Juventusin, por mund të largohet shumë më shpejtë se që është menduar.

Në mediat spanjolle u raportua se Real Madrid mund të tentoj që ta transferoj portugezin.

Komento: