Dridhet Milan, Ibrahimovic mund t’i nënshtrohet operacionit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dridhet Milan, Ibrahimovic mund t’i nënshtrohet operacionit

11:17 | 11 Qershor 2021

Zlatan Ibrahimovic nuk po mund të jetë në formë shkaku i lëndimeve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjendja e gjurit të Zlatan Ibrahimovic po vazhdon të jetë një brengosje për Milanin.

Gazeta sugjeron se nuk ka vend për alarm, por preokupimi rritet sepse gjendja e suedezit nuk po përmirësohet, terapia nuk po sjell frytet e parashikuara, transmeton lajmi.

Tani, stafi mjekësor i Milanit duhet të merr vendimin nëse do të duhet ndërhyrje në gjurin e Ibras apo jo.

Natyrisht, duhet të pritet për të parë nëse trajtimi nuk ka dhënë fryt, por në hipotezën më të keqe, ndërhyrja në gju do të jetë e paevitushme.

Komento: