Dridhet Milan, Juventus po ja rrëmben super lojtarin

18:41 | 04 Gusht 2020

Rafael Leao mund të përfundon aventurën në Milan. Kjo pasi kampioni në Serie A, Juventus ka kërkuar informacion për sulmuesin kuq e zi përpara afatit të ardhshëm të transferimit.

Sezoni i parë i Leaos nuk ka qenë i mirë të Milan pas transferimit nga ekipi francez, Lille.

Ai shpeshherë ka qëndruar në bankinë, duke mos arritur ta bind Stefano Piolin për të qenë pjesë e ekipit startues, përcjell ORAinfo.

Duke parë këtë situatë, Juventus është hedhur në aksion. Mediat në Itali raportojnë se ka pasur disa kontakte midis Juventus Jorge Mendes në lidhje me Leao.

Agjenti portugez i ofroi klientin e tij gjatë disa bisedave me shefin e Juventusit, Fabio Paratici.

Sidoqoftë, Milani nuk duket i gatshëm ta shesë, dhe përkundrazi ata do të përqendrohen fuqishëm te 21-vjeçari sezonin e ardhshëm – një lojtar në të cilin besojnë fort. /ORAinfo/

Komento: