Dridhët Milan, Manchester City ia rrëmben nga duart super lojtarin

17:50 | 06 Maj 2019

Bruno Fernandes është ndër lojtarët me të kërkuar në afatin e verës.

Interesim për të ka shprehur gjiganti italian Milan. Lojtari portugez thuhet se gjatë verës do të transferohet në ‘San Siro’.

Por tani Milan ka marrë një lajm nga kampioni i Anglisë, Machester City.

Goal. com raporton se City është afër mbylljes së marrëveshjes me Ferndandes, përcjell ORAinfo.

Kjo do t’i japë një goditje Milanit, të cilët shpresonin të lidhnin një marrëveshje për yllin portugez në afatin e verës.

Kujtojmë që ylli 24-vjeçar portugez ka qenë në formë shumë mbresëlënëse për Sporting këtë sezon, duke shënuar deri në 31 gola për klubin. /ORAinfo/

Komento: