“Driloni i kundërshton fjalët e Zotit” – Hoxhallarët përplasen ashpër për Kodin Civil

09:22 | 18 Mars 2022

Kodi Civil për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, ka përplasur dy hoxhollarët, Fadil Musliun e Drilon Gashin në debat.

“Nuk është mallkim i Zotit për shkak të një veprimi të tillë. Zoti nuk e ka dënuar popullin e Lutit për shkak të një veprimi të tillë. Nëse populli i Lutit e ka kryer këtë veprim për shkak të epshit, e sot po e bëjnë për shkak që këta persona janë të lindur kështu”, tha Gashi në Politiko të Kanal10.

Këtyre deklaratave të Gashit, i ka reaguar ashpër hoxhë Fadil Musliu i cili ka akuzuar hoxhën nga Peja se më këto pretendime po shkelë fenë islame.

“Driloni bëhet hoxhë, haxhi, sociolog, politolog. Duhesh me qenë parimor, Driloni me të dyja këmbët e shkelë fenë”, tha Musliu.

Komento: