Drita e pa fat eliminohet në fund nga 15-herë kampioni i Holandës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Drita e pa fat eliminohet në fund nga 15-herë kampioni i Holandës

22:14 | 29 Korrik 2021

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Feyenoordi ka mposhtur Dritën me rezultat 3-2 në ndeshjen kthyese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja nisi më mirë për holandezët që kaluan në epërsi në min e 7’ përmes Guus Til, por Drita reagoi shpejt duke barazuar në min e 12’ përmes Marko Simonovskit.

Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe kaloi në epërsi në min e 16’ me golin e Astrit Fazliut dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1, shkruan lajmi.

Megjithatë në pjesën e dytë gjilanasit nuk arritën ta ruajnë rezultatin, pasi në min e 68’ fillimisht barazoi Feyenoord me golin e Til.

Ndërsa në min e 90’ Til kompletoi tre golëshin duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve.

Paraqitje fantastike e Dritës që përkundër humbjes tregoi shpirt luftarak gjatë tërë ndeshjes.

Komento: