Drita me kundërshtar të vështirë në Ligën e Kampionëve

13:26 | 09 Gusht 2020

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorit i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

Drita ka mësuar edhe kundërshtarin e saj potencial në rast se fiton ndaj skuadrës së Linfeldin, djelmoshat e Nuhiut në rundin tjetër do të përballen me Legian e Varshavës një skuadër e papërshtatshme kjo.

Kështu të martën Drita do të përballet me skuadrën nga Irlanda Veriore, Linfeldin e në rast se ky takim mbyllet në të mirë të gjilanasve, atëherë do të përballen me klubin e Legian.

Kujtojmë se në gjysmëfinale të kësaj gare, skuadra e Nuihut e fitoi ndeshjen në 2:1.

Komento: