Dritan Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin

15:46 | 29 Qershor 2022

Abazoviq e bën një marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, zbulon detaje.

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka realizuar vizitën e tij të parë në Beograd si shef i qeverisë malazeze. Ai është pritur nga homologia e tij, Ana Bernabiq, derisa pas saj e ka takuar edhe shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic.

Pas takimit me Vuçiqin, Abazoviq ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje, dhe se nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

“Nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalime për deputetë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Faleminderit Aleksander Vucic për qasjen miqësore. Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar Abazoviq.

Komento: