Dritan Abazoviq thotë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka implikim për tërë rajonin

22:20 | 13 Prill 2023

Abazoviq: Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka implikim për tërë rajonin.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sonte në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur kjo marrëveshje ka një implikim, siç tha ai, jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon.

“Arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon. E kuptoj se është kjo çështje në mes të dy shteteve dhe ne nuk kemi ambicie që të hyjmë aty dhe të përzihemi, as nuk na takon”, u shpreh ai.

Tutje, Abazoviq tha se do të ishte shumë mirë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, përcjell Klankosova.

“Vetëm si dikush që është me të vërtetë mik, vëlla, si dikush që e don të mirë, mendoj që kishte qenë shumë mirë të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Ajo kishte me qenë shumë bust i madh për të gjithë”, u shpreh tutje ai.

Komento: