Dritëro Arifi: Nëse Kosova sanksionohet një herë, Serbia do të duhej njëqind herë

18:33 | 18 Prill 2024
dritero-arifi:-nese-kosova-sanksionohet-nje-here,-serbia-do-te-duhej-njeqind-here

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat ndërkombëtare.

 ‘’Nuk është hera e parë që Serbia i shkelë marrëveshjet, apo konventat ndërkombëtare. Perëndimi po e lejon atë, me u sjellë ashtu’’, thotë Arifi.

Arifi shton se nëse Kosova është sanksionuar një here, Serbia do të duhej të sanksionohej njëqind here.

‘’BE dhe SHBA po mendojnë ta mbajnë në lojë Serbinë. Nëse Kosova është sanksionuar një herë, Serbia duhet sanksionuar 100 herë, ky është dallimi të cilin perëndimi nuk po dëshiron ta bëjë për një kohë të caktuar. Ne e kuptojmë që perëndimi po dëshiron ta involvojë Serbinë në botën perëndimore, por Serbia mbetet Serbi’’ shprehet Arifi për FrontOnline.

 

 

Komento: