Driton Selmanaj në seancë, nuk e pengojnë deputetët e VV-së.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është duke marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai nuk është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse nga kjo parti Selmanaj është shpallur person i padëshirueshëm në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pas deklaratave të tij drejtuar për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, shkruan Express.
Saranda Boguejvci e ftuar në emisionin “Frontal” në T7 pati thënë se këto deklarata e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.
“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.
Ndërsa, Selmanaj ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.