Driton Selmanaj: Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia, më thotë a do edhe ti

23:35 | 29 Shtator 2020

Driton Selmanaj ka thurur lëvdata për kryeministrin Hoti.

Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar në RTK edhe çfarë ushqime merr kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga shtëpia e tij.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviqa me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj.

Komento: