Driton Selmanaj paraqitet në seancën e Kuvendit, Bogujevci e quan të “pafytyrë e pa dinjitet”

11:35 | 03 Dhjetor 2020

Sot po mbahet Seanca e Kuvendit tw Kosovws ku po diskutohet pwr personat me aftësi tw kufizuara.

Driton Selmanaj, zv/kryeministër i Kosovës është paraqitur sot në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për personat me aftësi të kufizuara. Kjo ani pse VV kishte thënë se pas komenteve të bëra ndaj deputetes Saranda Bogujevci, nuk do t’ia lejojë atij pjesëmarrjen në seanca të Parlamentit.

E ky veprim i Selmanajt ka shkaktuar nervozizëm dhe reagim pikërisht të Saranda Bogujevcit.

Kjo e fundit, me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur të pafytyrë Selmanajn, duke thënë se ka shfrytëzuar seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.

Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve.

Komento: