
Selmanaj: Sjelljet e papërgjegjshme të Kurtit bënë që Kosovës për herë të parë t’i vendosen sanksione nga SHBA.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmnaj ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që ka nënshkruar Kosova. Ai madje është i shprehur i bindur, se kjo marrëveshje do të pasohej edhe me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.
Selmanaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për deklaratat kundër kësaj marrëveshje duke thënë se sjelljet e kryministrit Kurti bënë që Kosovës për herë të parë t’i vendoseshin sanksione nga SHBA.
“Kur LDK e mori qeverisjen e gjeti Kosovën në pozicionin më të rëndë negocioues. Sjelljet e papërgjegjshme të Kurtit bënë që Kosovës për herë të parë t’i vendoseshin sanksione dhe atë nga kush, nga miku i saj më i madh LDK. Këto ishin dëshmi se Kosova kishte hyrë në rrugë të rrezikshme. Ne si LDK jemi të bindur se pjesëmarrja e SHBA-së në çdo proces dialogues me Serbinë është garancë për neve”, u shpreh ai.