Dua Lipa lë ‘gojëhapur’ fansat me paraqitjen e fundit, me këtë ndryshim nuk do ta njihni

17:35 | 09 Gusht 2020

Dua Lipa rikthehet në zeshkane, lë ‘gojëhapur’ fansat me paraqitjen.

Dua Lipa është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen rekorde të njëpasnjëshme në industrinë ndërkombëtare.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka lënë ‘gojëhapur’ fansat me paraqitjen e fundit.

E kthyer në zeshkane, Dua është parë me plot stil, ndërsa mbante të veshur një bluzë dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit dizajn.

Po ashtu në të njëjtin imazh është parë edhe qeni i saj, të cilin ajo dhe Anëar e kanë adaptuar.

“Mos më flisni mua dhe djalit tim më”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Vlen të përmendet se ajo kohët e fundit i ka bërë dhuratë Teatrit Dodona, përmes fondacionit “Sunny Hill”.

Komento: