Dueli me Lazion, Ibrahimovic dhe Hernandez jashtë

18:56 | 24 Prill 2021

Ibrahimovic dhe Hernandez mbeten jashtë duelit me Lazion.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duket se do të duhet të hyjë ne duelin me Lazion pa dyshen, Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez do të mbesin jashtë duelit me Lazion, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi suedez dhe mbrojtësi francez nuk do të mund të rikuperohen në kohë për të qenë protagonistë në duelin me “Biancocielestët”.

Por, sipas artikullit, në Milanello ka optimizëm që Ismael Bennacer do të jetë titullar në këtë takim.

Komento: