Dugolli: Serbia nuk mund të shihet njëjtë në skenën politike pas sulmit në Banjskë

18:03 | 16 Tetor 2023
dugolli:-serbia-nuk-mund-te-shihet-njejte-ne-skenen-politike-pas-sulmit-ne-banjske

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Bujar Dugolli ka thënë se Serbia nuk mund të shihet njëjtë në skenën politike pas asaj që ndodhi më 24 shtator ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se me anë të këtij sulmi, Serbia dëshmoi që nuk ka hequr dorë nga e kaluara.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte sjellje e paprecedentë e Serbisë kundër integritetit territorial të Kosovës. Kemi të bëjmë me një shtet e cila nuk ka hequr dorë nga e kaluara, ajo që ndodhi ishte argumenti më i madh”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka thënë se pala e Serbisë në vazhdimësi po kërcënon Kosovën.

Sipas tij, rrjedha ka ndryshuar sepse nuk mund të flitet më si para 24 shtatorit si pas asaj date, sepse ka të bëjë me çështje të sigurisë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit.

Komento: