Dukagjin Pupovci: Nuk besoj se do të ketë vonesa për furnizimin me libra si vitin e kaluar

14:52 | 14 Gusht 2024
dukagjin-pupovci:-nuk-besoj-se-do-te-kete-vonesa-per-furnizimin-me-libra-si-vitin-e-kaluar

Ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci nuk pret se mund të ketë vonesa në furnizimin me libra për nxënësit në këtë fillim vit.

Ai në një prononcim për Front Online ka folur për vendimin e MASHT-it që edhe këtë vit furnizimi i librave do të bëhet përmes subvencionimin financiar.

Pupovci tha se nga viti 2023 është fituar përvoja dhe nuk do të ketë vonesa si një vit më parë.

“Për një vit është fituar një përvojë tek njerëzit dhe nëse do të ketë vonesa nuk do të jenë aq drastike si vitin e kaluar”, deklaroi ai.

Ai apelon tek qytetarët që mos të përballën me vonesa të furnizimit duhet t’i kryejnë procedurat që nga sot.

“Qytetarët duhet të përgatiten dhe të aplikojnë me kohë që të ja sigurojnë fëmijëve të vetë me kohë librat. Aplikimi mund të kryhet për 10-15 min. Ata që nuk kanë mundësi të aplikojnë me parat e tyre është mirë të aplikojnë sa më shpejtë ta kryejnë këtë punë”, u shpreh Pupovci.

Sot (e mërkurë) në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.

Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro.

 

Komento: