Duke protestuar para qeverisë, studentët kërkojnë drejtësi për Agon Musliun

21:24 | 27 Maj 2020

Studentët kërkojnë drejtësi për Agon Musliun duke protestuar para qeverisë.

Disa studentë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ata po kërkojnë drejtësi për vdekjen Agon Musliut.

Qindra pankarta u vendosën në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në kryeqytet.

‘’Unë vetëm desha të kthehem në shtëpi’’, e ’’Pse më mbyllët’’ ishin disa prej shkrimeve që u panë në këto pankarta.

E ato po përcjellshin, me fotografinë e 26 vjecarit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Studentëve.

Gjithë këtë organizim e kanë bërë disa studentë.

Përfaqësuesi i tyre Rinor Kqiku, tha ky aksion po bëhet për të kërkuar drejtësi për kolegun e tyre Agon Musliu .

E këto pankarta ishin vendosur disa hapa larg objektit të qeverisë.

Megjithatë, Kqiku, mohoj se prapa këtij aksioni qëndron ndonjë subjekt politik.

E ky aksion duket se është zhvilluar pa lejen e Policisë së Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.

Agon Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Komento: