Dukeshat nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë deri në ora 18:00! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dukeshat nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë deri në ora 18:00!

12:32 | 04 Shtator 2019

Për të qenë dukesh duhet t’iu përmbahesh disa rregullave.

Të jesh pjesë e një familje mbretërore aq sa është privilegj ka edhe vështirësitë e veta.

Duhet t’u përmbahesh shumë rregullave e protokolleve të cilat ndoshta edhe nuk i do. E një fat të tillë kanë edhe dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton. Ato e kanë të ndaluar të bartin diamante gjatë ditës, para orës 18:00.

Sipas një eksperti të mirësjelljes si Kate Middleton ashtu dhe Meghan Markle e kanë të ndaluar të mbajnë diamante para orës 6 të pasdites, përjashto rastet e veçanta, Mbretëresha ua ndalon këtë gjë, për një arsye të thjeshtë: Pjestaret e Familjes Mbretërore nuk duhet ta teprojnë me aksesorët gjatë daljeve publike.

Diamantët konsiderohen sipas saj paksa të tepruar për pjesën e parë të ditës, ndaj sipas Mbretëreshës, Kate e Meghan mund të vendosin gjithëfarë bizhuterish, aksesorësh përveç gurëve shkëlqyes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!