Dy ambasadorë të QUINT-it i shkojnë në vizitë kryetarit të Junikut, ja për çka flasin

19:02 | 22 Gusht 2022

Komuna e Junikut sot ka pasur vizitorë të veçantë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë shkuar për vizitë në Komunën e Junikut.

Ata u takuan me kryetarin Ruzhdi Shehu ku diskutuan për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës.

“Vizitë e mrekullueshme sot në Komunën e Junikut, së bashku me Nicholas Abbott për të takuar kryebashkiakun Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij. Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, ka shkruar ai.

Komento: