Dy burra tentojnë ta dhunojnë një grua në Prishtinë

09:59 | 13 Shtator 2022
Ilustrim

Një grua raportoi në Policinë e Kosovës se dy persona tentuan ta dhunonin të dielën në Prishtinë.

Policia bën të ditiur se gruaja ka arritur të largohet, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.

Një numër i lartë i dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale janë raportuar gjatë ditëve të fundit në Kosovë, pjesa më e madhe e tyre në Prishtinë.

Komento: