Dy ditë me parë u godit nga vetura, vdes gruaja nga Peja

10:04 | 29 Maj 2022

Një grua ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi ishte goditur nga një veturë më 27 maj në fshatin Novosellë të Pejës.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori femër kosovare.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Komento: