Dy ekipe italian pas talentit të madh të Milanit

11:35 | 12 Qershor 2020

Mesfushori i Primavera Milanit, Tommaso Pobega po tërheq interes nga dy klube përpara dritares së verës.

Pobega ka qenë në Milano Primavera i vendosur që nga viti 2013, dhe verën e kaluar ai u huazua në anën e Serie B Pordenone deri në qershor të këtij viti, përcjell ORAinfo.

Nga një rol qendror në mesfushë ai ka grumbulluar pesë gola dhe tre asistime në 19 paraqitje në ligë, dhe ai u bë fillestar vetëm në fund të nëntorit.

Kjo ka bërë që Pordebone dëshiron blerjen e lojtarit.

E interesim për të ka shprehur edhe Udineze, ky klub është i gatshëm të ofrojnë 5 milionë euro, 2 milionë euro më pak nga sa do të kërkonte Milani. Sipas kuqezinjve Pobega e ka vlerësn rreth 7 milionë. /ORAinfo/

Komento: