Dy futbollistët më konsistent në LaLiga në shekullin 21

12:38 | 07 Nëntor 2021

Benzema dhe Messi dy futbollistët më konsistent të La Ligas në shekullin 21.

Real Madridi arriti të regjistrojë fitore 2-1 mbrëmë ndaj Rayo Vallecanos në shtëpi, duke e marrë lidershipin në tabelë.

Golat për madrilenët u realizuan nga Toni Kroos në minutën e 14-të dhe Karim Benzema në të 38-en, përpara se Falcao të shënonte golin e fundit të ndeshjes në minutën e 76-të në humbjen 2-1 të ekipit të tij.

Me golin e mbrëmshëm, Karim Benzema tani ka arritur 10 gola në La Liga për këtë sezon, duke e bërë në vetëm 11 ndeshje, teksa ka edhe shtatë asistime të tjera.

Në fakt, Karim Benzema tani ka arritur 10+ gola në 11 nga 13 sezonet e tij në La Liga (10 në 2021/22) – vetëm Lionel Messi (15) ka shënuar 10+ gola në më shumë sezone në kompeticon në shekullin e 21-të sesa francezi (11 – David Villa shënoi në 10).

Komento: