Dy gjigantët evropianë e duan transferimin e De Ligt

12:46 | 08 Maj 2021

Sipas Tuttosport, ditë më parë Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Chelsea.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 85.5 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2024.

Sido që të jetë, 21-vjeçari nuk është në shitje dhe do të dëshironte të shkruajë historinë me Juven dhe një ditë të bëhet edhe kapiten.
Reklamë

De Ligt nuk ka luajtur shumë këtë sezon, fillimisht i dëmtuar dhe më pas u infektua edhe me COVID-19.

Komento: