Dy lojtarët e njohur shqiptarë rezultojnë pozitivë me koronavirus

21:30 | 08 Korrik 2020

Dy lojtarët e njohur shqiptarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Dy futbollistë të Partizanit të Tiranës janë testuar pozitiv në COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga skuadra e Partizanit, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Njoftimi i FK Partizanit:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Këto dy raste ngrehin dyshime nëse do të zhvillohet derbi i së premtes mes Partizanit dhe Tiranës.

Komento: