Dy ndeshje të Superligës sot, vëmendja kryesore në “Fadil Vokrri”

09:12 | 29 Gusht 2021

Feronikeli – Gjilani dhe Prishtina – Ballkani janë dy sfidat e sotme që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Asnjëra nga këto skuadra nuk arritën të fitojnë në xhiron e parë hapëse të kampionatit, fundjavën e kaluar.

Feronikeli u mposht nga Drita, Gjilani barazoi me Drenicën, gjersa Prishtina dhe Ballkani u ndalën me barazim nga Malisheva, respektivisht Dukagjini.

Vëmendja kryesore do të jetë padyshim në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina dhe Ballkani do të masin forcat se cila do të rrëmbejë fitoren e parë në kampionat.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.

Komento: