Dy pacientë me koronavirus vdesin në Spitalin e Gjakovës

13:13 | 26 Korrik 2020

Brenda 24 orëve të fundit vdesin dy pacientë në Spitalin e Gjakovës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë.

Në këtë spital , 47 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për Covid-19. Prej tyre 16 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 31 të tjerë janë të pakonfirmuar.

Ndërsa 24 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Komento: