Dy parti politike pezullohen nga KQZ

14:48 | 28 Maj 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e saj që mbajti sot ka pezulluar dy subjekte politike në vend për shkak se nuk kanë azhurnuar të dhënat vjetore.

Bëhet fjalë për partitë politike Lëvizja për Drejtësi (LD) dhe Partinë e Pavarur Liberale (SLS).

KQZ, duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike u ka dhënë afat prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore.

Nëse brenda afatit të paraparë nuk dorëzohen ndryshimet e kërkuara, hapi i radhës i KQZ-së është çregjistrimi i këtyre partive politike.

Këto parti politike kanë afat 24 orësh për të parashtruar ankesën e tyre eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Komento: