Dy persona në Mitrovicë gjuajnë me armë drejt një veture në lëvizje

10:04 | 21 Janar 2023

Mitrovicë: Dy persona gjuajnë me armë drejt një veture në lëvizje.

Dy persona kanë gjuajtur me armë drejt një veture në lëvizje, në rrugën “Shaban Palluzha”, në Mitrovicë.

Si pasojë e sulmit, dy plumba kanë goditur veturën.

Pas raportimit në polici nga shoferi i cili ishte në shënjestër, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, të cilit iu është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, që dyshohet të jetë përdorur në rast. I njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet ende në arrati.

Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, njofton policia.

Komento: