Dy skuadrat e njohura të La Ligas në garë për yllin e Real Madridit

21:49 | 03 Prill 2020

Dy skuadra të La Ligas në garë për yllin e skuadrës së Real Madridit.

Dy skuadra të La Ligas synojnë t’i vjedhin një yll skuadrës së Real Madrid.

Lojtari i Real Madrid, që aktualisht luan si i huazuar me skuadrën e Arsenal, Dani Ceballos, po kërkohet nga Real Betis dhe Valencia.

‘Marca’ shkruan se Betis dhe Valencia do të konkurrojnë për të siguruar kartonin e Ceballos.

Lojtari ka mundësi që nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me Arsenal, kurse te Real Madrid vështirë se do të ketë një vend për të.

Situatën e vështirë po synojnë ta shfrytëzojnë Betis e Valencia, të cilat janë duke u interesuar për lojtarin.

Ceballos është i shqetësuar për minutazhin e tij, me Kampionatin Evropian përpara.

Mbetet të shihet se ku do të jetë aventura e ardhshme e mesfushorit spanjoll, i cili aktualisht luan me Arsenal.

Komento: