Dy super ndeshjet e sotme dhe favoritët për të kaluar në çerekfinale

10:30 | 10 Mars 2020

Rikthehet Liga e Kampionëve, dy super ndeshjet e sotme dhe favoritët për të kaluar në çerekfinale.

Pavarësisht panikut që po përjeton Evropa nga koronavirusi, UEFA ka vendosur që të luhen dy ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Sot në orën 21:00 RB Leipzig do të presë Tottenhamin në stadiumin “Red Bull Arena” ndërsa sfida e parë përfundoi 1-0 në favor të skuadrës gjermane – çka e bën edhe favorit për të kaluar në fazën tjetër.

Paralel edhe në Spanjë do të zhvillohet sfida mes Valencias dhe Atalantës, ku italianët sfidën e parë e fituan me rezultatin thellë 1-4.

Skuadrat do të synojnë të presin dy bileta për në çerekfinale të garës më të rëndësishëm të futbollit në Evropë.

Si pasojë e koronavirusit, të gjitha sportet në Itali janë pezulluar.

Komento: