Dy super skuadra të La Ligës kërkojnë Lirim Kastratin

19:24 | 09 Janar 2020

Dy skuadra nga La Liga kërkojnë Lirim Kastratin.

Aventura e Lirim Kastratit në futbollin kroat duket se po shkon drejt fundit.

Sulmuesi këmbëshpejtë i Kombëtares së Kosovës me formën e kaluar në elitën e futbollit kroat te Lokomotiva e Zagrebit, ka bërë që shumë skuadra të shprehin intresim për të.

Gazeta ‘Sheshi’ raporton se Lokomotiva ka pranuar disa oferta për 20 vjeçarin nga Kosova, përcjell lajmi.

Është skuadra e La Ligas, Mallorca që tashmë ka ofruar katër milionë euro për Kastratin.

Interesim për futbollistin nga Hogoshti ka shfaqur edhe skuadra tjetër e La Ligës, Real Betis, por që ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga andaluzët.

Por, një tjetër ofertë zyrtare thuhet të ketë ardhur nga MLS, konkretisht skuadra e Torontos, që ka ofruar deri në gjashtë milionë euro për Kastratin, por me këtë të fundit që dëshiron të mbetet në futbollin evropian.

Emri i Kastratit është përmendur edhe në të kaluarën, duke u kërkuar në Gjermani dhe Turqi.

Lirim Kastrati në pjesën e parë të kampionatit në Kroaci ka shënuar gjashtë gola në 18 ndeshje.

Komento: