Dy të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

11:04 | 30 Nëntor 2022

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha ajo.

Komento: