Dy yjet e Atletico Madridit dalin pozitivë me koronavirus

21:54 | 09 Gusht 2020

Dy raste pozitive me Covid-19 në Atletico Madrid.

Atletico Madrid ka lajmëruar sonte se kanë dy raste pozitive në testet për COVID-19 para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Turneu i tetë skuadrave më të mira fillon në Lisbonë të mërkurën më 12 gusht ku përballen Atalanta-PSG, kurse pas tyre luajnë RB Leipzig-Atletico Madrid që do të luajnë të enjten.

Megjithatë, në një deklaratë të sotme, Atleti ka treguar se të gjithë lojtarët e skuadrës së parë dhe zyrtarët e klubit i janë nënshtruar testit për COVID-19 ashtu siç e kërkon portokolli i UEFA-së.

Në këto teste, dy nga të gjithë kanë dalë pozitivë. Nuk është e qartë se a janë ata lojtarë apo zyrtarë të klubit.

Ata kanë qenë të izoluar në shtëpitë e tyre respektive dhe testet të reja pritet të bëhen tek anëtarët e skuadrës së parë dhe delegacionit duke gjurmuar edhe testet pozitive.

Komento: