Dy yjet e mëdha largohen nga Juventusi, telashe të mëdha për Allegrin

12:50 | 29 Nëntor 2021

Telashe të mëdha për Allegrin: Dy yjet e skuadrës do largohen nga Allianz Stadium.

Humbja e ndeshjes me Atalantan që është një rival direkt për Champions League i ka vështirësuar akoma më shumë punët Massimiliano Allegrit edhe në aspektin financiar.

Kualifikimi në Champions League këtë sezon duket një objektiv jo edhe shumë i lehtë me formën aktuale që po tregon skuadra.

Në rast të një dështimi të tillë tek Biankonerët do të krijohej një gjendje e vërtetë kaosi.

Prej 2012 e deri më sot Juventus ka fituar mesatarisht 80 milionë euro në sezon nga pjesëmarrja në Champions League dhe mungesa në këtë kompeticion nënkupton largim të emrave kryesorë të skuadrës.

Gazzetta dello Sport bën të ditur që i pari emër që mund të largohet është ai i Federico Chiesas i cili pëlqehet nga disa skuadra të mëdha në Premier League.

Por një tjetër emër me peshë të madhe financiare tek Juventus është ai i Matthijs de Ligt.

Holandezi nuk është aspak i kënaqur tek Zonja e Vjetër shkaku që nuk po gjen formën e duhur por edhe me formën e dobët të skuadrës.

Komento: