Dybala- Juventus, arrihet marrëveshja

12:35 | 11 Tetor 2021

Arrihet marrëveshja mes palëve, Dybala do të vazhdojë kontratën me Juventusin.

Paulo Dybala do të vazhdoj të mbetet besnik i Juventusit edhe për shumë vite të tjera.

Sulmuesi argjentinas ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Zonjën e Vjetër.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se marrëveshja e arritur mes palëve do të zyrtarizohet brenda muajit tetor, kur Dybala do të nënshkruajë kontratën.

Kontrata e re e Dybalas është pesë vjeçare e cila do ta mbajë atë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re janë rritur edhe të ardhurat e tij, pasi tani Dybala do të fitojë 10 milionë euro në sezon, duke u bërë më i paguari tek Zonja e Vjetër.

27-vjeçari është pjesë e Zonjës së Vjetër që nga viti 2015 kur iu bashkua nga Palermo për 40 milionë euro.

Komento: