Dybala – Manchester United, vjen lajmi i fundit

20:20 | 06 Maj 2019

Duket se Paulo Dybala po transferohet tek skuadra e Manchester Unitedit.

Për të njëjtën gjë kanë shkruar edhe ‘Calciomercato’ e Italisë apo ‘The Sun’ nga Anglia, ku pretendojnë se Juve do të pranonte një ofertë prej 100 milionë euro për argjentinasin, transmeton lajmi.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer thuhet të jetë e gatshme dhe serioze për të nisur bisedimet me ‘Zonjën e vjetër’ për një transferim të mundshëm të 25 vjeçarit.

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në skuadër, Dybala e gjeti vetën në planet e dyta të Massimiliano Allegrit dhe kjo gjë mund ta largojë nga Torino.

Gjithashtu, skuadra kampione nga Serie A është në kërkim të Joao Felix nga Benfica.

Të ardhurat nga sulmuesi argjentinas do të shfrytëzoheshin për të nënshkruar me portugezin e Benficas.

Komento: