Dyshimet për vetura të vjedhura, policia kontrollon autosallonet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dyshimet për vetura të vjedhura, policia kontrollon autosallonet

13:19 | 16 Maj 2019

Operacion i gjerë Policisë nëpër autosallone, dyshohet për vetura të vjedhura.

Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Ferizaj.

Cak i këtij operacioni kanë qenë autosallonet në këtë pjesë, shkruan lajmi.net.

Sipas raportimeve, Policia nëpër ato lokacione ku i ka kryer bastisjet dyshon për vetura të vjedhura.

Megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ata për lajmi.net kanë thënë se një operacion i tillë është në vazhdim e sipër.

“Operacioni është në vazhdim e sipër, më pas dalim me detaje”, kanë thënë nga Policia e Ferizajt.

Detaje të tjera rreth këtij operacioni, ose për persona të arres stuar ende nuk dihen.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!