Dyshja e famshme holandeze rrezikon burgun

22:26 | 06 Nëntor 2021

Dyshja e famshme holandeze rrezikon burgun shkaku i vënies së basteve – Kuyt pranon fajin, Sneijder jo.

Ueb faqja e paligjshme e basteve e drejtuar nga mafia Edobet është hetuar prej kohësh në Holandë dhe dy ish-futbollistë, Wesley Sneijder dhe Dirk Kuyt, janë në mesin e të akuzuarve.

Gjegjësisht, futbollistët e famshëm holandezë dyshohen se kanë vënë baste në Edobet, madje Kuyt e ka pranuar edhe fajin.

Dëshmitarët thonë se ai ndonjëherë paguante 25,000 euro, ndërsa Kuyt u ka thënë hetuesve se po vinte baste për argëtim.

Kuyt mund të përballet me një dënim me burg sepse ai i mori personalisht paratë nga Edobet.

“Unë merrja para në pikën e karburantit. Më pëlqeu kjo sepse mund të vija baste në mënyrë anonime”, ka thënë Kuyt.

Sneijder, nga ana tjetër, mohon përfshirjen e tij në këtë rast, por pranoi se kishte kontakte me disa nga njerëzit që drejtonin Edobet.

Nëse vërtetohet se Sneijder ka vënë bast në Edobet, atëherë edhe ai mund të përfundojë në burg, pasi në Holandë dënohesh të vësh baste me bastoret që nuk kanë licencë kombëtare.

Komento: