Dyshohet për grabitje të armatosur në një institucion financiar në Prishtinë

17:57 | 04 Dhjetor 2023

Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga Portali Dukagjini, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Front Online ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Komento: