Dyshohet për mjet shpërthyes në lagjen ‘Bregu i Diellit’ – policia në aksion

12:48 | 04 Korrik 2021

Policia rrethon “Bregun e Diellit”, dyshohet për mjet shpërthyes.

Policia po qëndron në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është gjetur një mjet, i cili dyshohet se është mjet shpërthyes, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se policia ndodhet në vendngjarje.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, deklaroi Borovci.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Komento: