Dyshohet se u vodhën armë në vlerë prej 150 mijë eurosh në një poligon në Gjakovë

12:36 | 25 Qershor 2024
dyshohet-se-u-vodhen-arme-ne-vlere-prej-150-mije-eurosh-ne-nje-poligon-ne-gjakove

Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mesnatën e së martes në Gjakovë.

Në një poligon të qitjes, disa persona kanë depërtuar me forcë dhe i kanë vjedhur disa armë.

Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, tha Elezaj.

Klankosova.tv mëson se pretendimi i pronarit të këtij poligoni është se janë vjedhur 70 armë.

Sipas tij vlera e tyre kap shumën e 150 mijë eurove.

Komento: