E ardhmja e tij, Calhanoglu tregon çfarë ju ka thënë drejtuesve të Milanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E ardhmja e tij, Calhanoglu tregon çfarë ju ka thënë drejtuesve të Milanit

08:42 | 11 Qershor 2021

“I kam thënë Maldinit që dua të koncentrohem në “Euro 2020”

Hakan Calhanoglu ka deklaruar se do ta vendos të ardhmen pas Kampioantit Evropian.

Calhanoglu është në Romë ku do të përballet me Italinë në ndeshjen e parë hapëse të “Euro 2020”.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, turku ka deklaruar se është në kontakt sa i përket të ardhmes me Drejtorin sportiv të klubit.

“Kam folur me Maldinin tre ditë më parë, i cili më thirri”, tha ai.

“Kemi folur për skuadrën dhe atij i thashë që dua të koncentrohem në Kampionatin Evropian”, shtoi ai.

“Përgjegjësinë e parë e kanë ata, por do të flas me respekt të madh gjithnjë si me të edhe me Massaran”, tha Calhanoglu.

“Ndeshja me Italinë është e veçantë, kam shokë të skuadrës aty. Turqia ka pritur gjatë për këtë moment, duke punuar shumë dhe shpresojmë ta përfaqësojmë vendin në mënyrën më të denjë”, përfundoi Hakan Calhanoglu.

Komento: